Gruaja e parë e kryeministrit afrikan nuk i jep divorcin, vritet nga gruaja e dytë

Gruaja e parë e kryeministrit afrikan nuk i jep divorcin, vritet nga gruaja e dytë

11:12, 06/02/2020
A+ Aa A-

Gruaja e kryeministrit të Lesotho-s, Afrikë, po gjykohet për vrasjen e ish-gruas së burrit të saj. Lipolelo Thabane, dikur e martuar me kryeministrin afrikan është qëlluar me armë në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Lesotho-s, Maseru.

Vrasja ka ndodhur në qershor të 2017, por çështja arriti të zbardhet vetëm tani, pasi e gjykuara nuk u paraqit në seancën e pyetjeve nga policia. Kjo e bëri atë të dyshuar dhe u vërtetua të martën në mëngjes, kur ajo u vetëdorëzua në rajonin pranë kufirit afrikan. 42 vjeçarja u paraqit të mërkurën në gjyq dhe ndodhet tani në arrest.

Ajo akuzohet gjithashtu për vrasje të mbetur në tentativë të një gruaje që ndodhej me viktimën, natën e ngjarjes. Vrasja ka shokuar të gjithë vendin dhe e ka detyruar kryeministrin 80 vjeçar të japë dorëheqjen, në dakordësi me dëshirat e partisë së tij. Data e dorëheqjes ende nuk është përcaktuar.

Përpara se të ndodhte krimi, kryeministri dhe gruaja e tij e parë po diskutonin për divorcin e tyre, me të cilin duket se hasnin pengesa nga ana e të ndjerës. Në më pak se 3 muaj pas vrasjes, kryeministri u martua me zonjën, e cila tashmë ndodhet në arrest për vrasje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco