Inxhinieri 53-vjeçar nga Australia pretendon fronin e Anglisë: Jam djali i parë i Princit Charles

Inxhinieri 53-vjeçar nga Australia pretendon fronin e Anglisë: Jam djali i parë i Princit Charles

11:57, 29/01/2020
A+ Aa A-

Mbretëresha Elizabet nuk po gjen qetësi kohët e fundit. Pas largimit të Princit Harry dhe gruas së tij Meghan Markle nga jeta dhe detyrat mbretërore, nga Australia dikush pretendon se është fëmija i parë i princit trashëgimtar Charles e për pasojë i takon atij të zërë vendin e princit William në radhën për fronin e Mbretërisë së Bashkuar.

Simon Dorante-Day, 53 vjeç, inxhinier, thotë se është djali sekret i princit Charles dhe gruas së tij Camilla, lindur më 1966, kur ata ishin çift para se Charles të martohej me princeshën Diana. Simon është lindur në Angli dhe është adoptuar në moshën 18 muaj dhe më pas familja emigroi në Australi.

Ai ka ndërmend të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe ka kërkuar nga Gjykata e Lartë në Sidney testin e DNA-së për të vërtetuar se është djali i mbretit të ardhshëm Charles e për rrjedhojë i takon të jetë princi trashëgimtar në vend të William.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco