VIDEO-ja virale/ Shembet godina, merr para edhe ekskavatorin

VIDEO-ja virale/ Shembet godina, merr para edhe ekskavatorin

12:09, 28/01/2020

Një ekskavatorist shpëtoi për një fije kur ekskavatori i tij 30-tonësh u përmbys nga godina të cilën ai po përpiqej të shembte.

Ngjarja ka ndodhur në Alushta të Krimesë dhe një person i pranishëm ka filmuar 20 sekondat e fundit të saj.

Ekskavatoristi po punonte për shembjen e një godine duke goditur strukturën e saj me një thyerës hidraulik.

Ai e kishte ngjitur makinerinë mbi një ‘mal’ rrënojash që ishte krijuar për t’i mundësuar goditjen e kateve të sipërm të godinës. Për fatin e tij të keq, ai e kishte ndaluar ekskavatorin në skajin e stivës së rrënojave.

Ajo çka kishte mbetur nga godina u lëkund për disa sekonda teksa goditësi hidraulik i dobësonte strukturën e betonit.

Ndërsa godina nis të shembet, qendra e gravitetit e ekskavatorit zhvendoset dhe kur një pjesë e strukturës së betontë godet krahun e makinerisë e tërheq edhe atë disa metra.

Për fatin e mirë të drejtuesit, godina nuk e zuri nën vete ekskavatorin, siç duket edhe nga pamjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco