Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

FOTO/ Pas 240 vjetësh e 7 brezash, familja detyrohet të shesë fermën

FOTO/ Pas 240 vjetësh e 7 brezash, familja detyrohet të shesë fermën

15:10, 19/01/2020
A+ Aa A-

Fermeri Frank hyri gjithë mundim në shtëpi, me bastunin në dorë.

‘Dosa doli nga stalla, m’u desh ta ndiqja’, tha Franku – Frank Hull, 71 vjeç – trupi i të cilit, i mundur nga dekada pune të rëndë bujqësore, nuk është më në formë për të ndjekur dosat.

Për gjysmë shekulli, ai dhe gruaja e tij Sherry, 67 vjeç, kanë mbajtur një fermë 100 hektarë në Catskills, rreth dy orë larg në veri të New York City.

E njohur si Hull-O Farms, ajo ka qenë pronë e familjes së zotit Hull që kur paraardhësi i tij, John Hull, e themeloi 240 vjet, shtatë breza, më parë. Është ndër fermat më të vjetra në Amerikë që ka qenë vazhdimisht në pronësi dhe përdorim nga e njëjta familje. Por kjo linjë është pranë fundit.

Hullët nuk munden më të përballojnë punën e rëndë fizike që nevojitet për të fituar aq sa duhet për të paguar taksat, sigurimet, hipotekat, mirëmbajtjen e stallave dhe kosto të tjera në rritje, kështu që e kanë vendosur në shitje fermën.

Image

‘Nuk duam ta lëmë tokën’, thotë zonja Hulla. ‘Por s’kemi si veprojmë ndryshe’.

Hullët janë pjesë e thinjjes së fermerëve të Amerikës.

Një në tre fermerë në vend është 65 vjeç ose më i vjetër, ndërkohë që shumë ferma të vogla mbyllen çdo vit për shkak se pronarët e moshuar nuk kanë pasardhës.

Më 2017, kur u bë censusi i fundit bujqësor federal, mosha mesatare e pronarëve apo përdoruesve të fermave ishte 58.6, mbi 8 vjet më e madhe se në fillim të viteve ‘80. Atë viti, në vend ishin 2,042,220 ferma, shifër 173,656 ferma më pak se në dy dekadat e mëparshme.

Vetëm në shtetin e New York-ut, 1.8 milionë akra tokë bujqësore janë pronë e njerëzve 65 vjeç e lart, shumë prej të cilëve janë financiarisht të papërgatitur për të dalë në pension dhe shpesh bëjnë zgjedhjen më të shpejtë e fitimprurëse: ua shesin zhvilluesve, sipas David Haight, zyrtar i American Farmland Trust, i cili lidhi aspirues për fermerë me toka bujqësore.

Që nga viti 1982, rreth pesë mijë ferma në shtetin e NY janë shitur për troje ndërtimi, thotë ai.

‘Shumë familje bujqish janë në të njëjtën situatë si Hullët apo aty afër. Ata janë të pasur në tokë, e të varfër në para dhe thonë se çfarë mund të bëjnë me këtë biznes familjar që kanë krijuar nëse nuk fitojnë paratë që shpresonin të fitonin’.

Shtëpia e tyre e ngritur më 1810 zbukurohet nga foto të vjetra nga breza fermerësh të familjes. Për të nderuar trashëgiminë familjare, Hullët vazhduan me punë e bujqësisë, ndonëse energjia dikur e pashtershme e zonjës Hull është venitur dhe trupi i zotit Hull është rrënuar nga artriti. Çifti thotë se nuk kanë qenë me pushime familjare që nga muaji i mjaltit, 48 vjet më parë.

‘Kemi vetëm hundën sipër ujit sa për të marrë frymë e asgjë tjetër’, thotë zonja Hull. ‘Nuk kemi pension, sepse shpenzuam çdo qindarkë që fitonim për fermën. Dhe tani duket se duhet ta mbyllim fermën që të mbijetojmë’.

Image

Zoti Hull kryen punët e përditshme, përfshirë ushqimin e gjësë së gjallë, rritjen dhe korrjen e kashtës dhe misrit, si dhe rritjen e lopëve, derrave, pulave e fazanëve.

Ai e ther dhe shet pjesën më të madhe të mishit në fermë, bashkë me vezë të freskëta.

‘Nëse e lë punën, Frankut i duket sikur i ka lënë në baltë gjithë të afërmit dhe linja familjare do të këputet’, thotë zonja Hull. ‘E di që nuk ka kuptim, sepse ata kanë vdekur, por të duket sikur ke një lloj përkushtimi për të vazhduar atë që secili prej tyre ka bërë me sukses në të shkuarën’.

Franku tund kokën dhe thotë: ‘Është trashëgimia jote dhe të vjen inat të heqësh dorë. Unë jam kokëfortë, nuk më pëlqen të dorëzohem’.

Ngushëlluese është se në New York por rritet numri i fermerëve të rinj dhe i fermave të vogla, teksa një brez i ri përqafon prodhimet organike direkt nga ferma në tryezë.

Tradita e hershme e bujqve të vjetër që ua lënë stafetën brezave të rinj që kujdesen për moshuarit është venitur shumë, thotë Kacey Deamer nga Cornell University, që gjithashtu ndihmon në lidhjen e fermerëve të rinj që kërkojnë ferma.

Dy djem ua larguan nga ferma, dhe djali që kishte më shumë gjasa të merrte në dorë punën, Jordon, vdiq në një aksident rrugor më 2010. Edhe gjatë ditëve të zisë dhe organizimit të funeralit Hullët nuk mundeshin ta ndalnin punën e përditshme në fermë, tregon zonja Hull.

Balta e tokës argjilore të fermës së Hullëve e ka bërë prej shumë kohësh të vështirë punën dhe nuk ka ndihmuar në përpjekjet për ta dhënë me qira tokën.

Hullët thonë se janë takuar me një trust tokash për të diskutuar shitjen me kusht që toka të mbetet hapësirë e hapur. Por kjo marrëveshje nuk ofron mjaftueshëm pará për të dalë në pension, thonë.

Tregu bujqësor global ka bërë që New York City të jetë më pak i varur nga fermat rrethuese. Por dikur, edhe Manhattan ishte pjesërisht tokë bujqësore. Familja e fundit bujqësore në Manhattan mund të ketë qenë familja Benedetto që mori një bllok të tërë qyteti pranë Broadway dhe 214th Street në Inwood në fillim të viteve ‘30, sipas një historian vendas, Don Rice, i cili shton se Benedettot rrisnin bagëti e prodhime bujqësore. Ferma u shit më 1954 dhe u bë truall ndërtimi pak kohë më pas.

Image

Hullët u martuan pak pasi u takuan në kolegj – midis sezoneve të korrjes së misrit e gjuetisë së drerit – dhe u bënë një skuadër fermerësh.

Për disa dekada, ata ishin kryesisht prodhues bulmeti dhe prodhonin deri 750 gallonë (2800 litra) qumësh në ditë. Por në fund të viteve ‘80, me rënien e çmimit të qumështit, nisën t’i shisnin 260 lopën e qumështit dhe ndryshuan strategjinë e fermës.

Nisën të ofronin ‘qëndrim në fermë’ për familje nga New York City. Vizitorëve iu pëlqente ushqimi i zonjës Hull dhe të ndihmon me punët e fermës. Në vjeshtë është labirinti i misrit dhe loja në kashtë. Në dhjetor janë krishtlindjet me temë bujqësore.

Këto periudha kulmi në turizëm, janë shumë për zonjën Hull, e cila një dekadë më parë mund të bënte 80 racione ushqimesh në fundjavë me vetëm 4 orë gjumë.

‘Tani, 67 vjeç, nuk mundem më’, thotë ajo.

Për zotin Hull, dekada e fundit ka sjellë dëmtime në rritje dhe dhimbje dhjetravjeçare të trupit, nga mjelja e lopëve me dorë, mbajtja e kuajve që mundoheshin gjatë çiftëzimit dhe rregullimi i vazhdueshëm i traktorit.

Ai e ka mbushur me operacione e procedura të tjera, kohën midis sezonit të korrjeve të misrit, kashtës e gjuetisë së drerit.

‘Duket që trupi i tij ka nevojë për operacion’, thotë zonja Hull. ‘Ai e meriton një ditë pushimi e jo të punojë deri sa të vdesë’.

Zoti Hull dëgjon dhe e hedh vështrimin larg, në fusha.

‘Nuk ka dalje në pension për bujqit’, thotë butë, sikur flet me vete.

Por e shoqja vazhdon t’i kujtojë se shumë shpejt nuk do të kenë zgjidhje tjetër. Ajo thotë se do të vazhdojë me rezervimet e turistëve për sa kohë që ferma do të jetë në shitje dhe lutet për një tjetër zgjidhje, ndoshta për shitje apo dhënie me qira të vetëm një pjese të tokës.

‘Po i peshojmë ende të gjitha opsionet dhe nëse dikush bie dakord që ne të qëndrojmë këtu, ne nuk jemi tipa fodullë’, thotë. ‘Nëse nuk bëhet, atëherë është dëshira e Zotit që ta shesim fermën’.

Marrë nga New York Times-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/01/2020 16:15

Ja përse është Amerika ajo që është. Shtatë breza pronësi. Neve në Albanistan e vjedhim, e batërdisim, e shtetëzojmë çdo 50 vjet. Prandaj edhe e kemi braktisur dhe vazhdojmë ta braktisim Albanistanin.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco