Zbulohet misteri shekullor i globit të Salvator Mundi të Leonardo da Vincit

Zbulohet misteri shekullor i globit të Salvator Mundi të Leonardo da Vincit

12:05, 14/01/2020
A+ Aa A-

Sfera që mban në dorë Jezu Krishti në pikturën Salvator Mundi të Leonardo da Vincit është bosh e jo e plotë në brendësi të saj.

Kjo shpjegon arsyen pse nuk demonstron shenja të thyerjes dhe pasqyrimit të dritës siç do të pritej nga një objekt i tillë.

Misteri shekullor është zgjidhur nga një ekip kërkuesish nga Universiteti i Kalifornisë në Irvine që përdori një teknikë të veçantë grafike kompjuterike (të quajtur rendering inverso) për të treguar karakteristikat e globit të mbajtur nga Shpëtimtari i Botësi.

Deri sot, shumë studiues thoshin se Da Vinci e kishte pikturuar qëllimisht sferën në mënyrë ireale, për ndonjë motiv artistik/filozofik të panjohur nga ne. Leonardo ishte një njohës ekspert i fenomeneve optike dhe një detaj i tillë nuk do t’i kishte shpëtuar manisë së tij për precizion e realizëm, zemra e të gjitha veprave të tij. Prej këtej lind misteri i atij globi të çuditshëm, jo në linjë me “firmën” e shkencëtarit, artistit dhe shpikësit toskan.

Falë modelimit të skenës të Salvator Mundi përmes programit 3D Maya, shkencëtarët e drejtuar nga Profesor Marco (Zhanhang) Liang i Departamentit të Informatikës ia dolën të demonstronin që gjithçka ishte bërë në mënyrë korrekte.

Image

Me teknikën e rendering inverso, në të cilën detajet tredimensionale të një skene përftohen duke u nisur nga imazhi dydimensional, u llogarit që sfera në duart e Jezu Krishtit kishte rreze 6.8 centimetra dhe gjendej në distancë 25 centimetra nga trupi, ndërsa trashësia e saj ishte 1.3 milimetra.

Pra bëhet fjalë për një sferë bosh. Pikërisht falë kësaj strukture të veçantë, palët e veshjes së Krishtit nuk duken të deformuara apo të zmadhuara dhe mbeten kompatibël me një burim drite që vjen nga lart e godet sferën bosh.

Edhe shkencëtarë të tjerë, si studiuesi i njohur i Leonardos, Walter Isaacson, kanë arritur në konkluzione të ngjashme më parë, por iu mungonte një provë empirike që demonstronte natyrën e saktë të objektit.

Salvator Mundi është vepra e artit e shitur më shtrenjtë në histori, mbi 450 milionë dollarë, por origjina e saj mbetet burim polemikash. Disa studiues madje nuk ia atribuojnë krijimin e saj shkencëtarit italian të Rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco