VIDEO/ Mrekullia, si u shpëtua e gjallë foshnja, pas rrëzimit të avionit

VIDEO/ Mrekullia, si u shpëtua e gjallë foshnja, pas rrëzimit të avionit

17:28, 27/12/2019
A+ Aa A-

Një foshnje është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një avioni që u rrëzua në një shtëpi, duke vrarë të paktën 12 njerëz.

Avioni i pasagjerëve transportonte 100 persona dhe në mesin e të vdekurve janë një gazetar i lartë investigativ dhe një ish-ministër i Brendshëm.

Ndërsa ekipet e shpëtimit po nxirrnin të mbijetuarit nga mbeturinat metalike, një foshnjë e vogël u gjet e gjallë mes rrënojave.

Nuk dihet ende gjendja e foshnjës por punëtori i shpëtimit vrapoi drejt një ambulance për të marrë ndihmë urgjente mjekësore.

Të mbijetuarit e aksidentit tragjik u lutën për ndihmë në mediat sociale nga rrënoja e avionit, ndërsa pritën rreth 20 minuta për ndihmë.

Pasagjerët telefonuan shërbimet e urgjencës dhe postuan video në internet pasi Bek Air Z2100 u përplas mëngjesin e sotëm në Almaty, qytetin më të madh të Kazakistanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco