FOTO/ Do i zhvaste 1 mln dollarë burrit 77 vjeç, pranga nuses 26 vjeçe

FOTO/ Do i zhvaste 1 mln dollarë burrit 77 vjeç, pranga nuses 26 vjeçe

15:17, 26/12/2019
A+ Aa A-

Një e sapomartuar 26-vjeçare është arrestuar pasi tentoi t’i zhvatë 1 milionë dollarë bashkëshortit 77-vjeçar, nga llogaria e tij bankare.

Lin Helena Halfon nga Izraeli u vu në pranga në fillim të këtij muaji në Aeroportin Ndërkombëtar të Tampas, në Florida. E reja u akuzua për pastrim parash, mashtrim dhe shfrytëzim të një personi të moshuar.

Në 7 nëntor të këtij viti Lin kërkoi të tërhiqte çekun 1 milionë dollarësh me pretekstin se do të blinte një jaht për të dhe bashkëshortin e saj biznesmen.

Sipas raportimeve të mediave vendase, çifti nuk jetonte në të njëjtën shtëpi dhe 77-vjeçari beson se është mashtruar nga gruaja shumë më e re në moshë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco