Arrestohet krahu i djathë i El Chapo-s, i njohur me nofkën 'Doktor Wagner'

Arrestohet krahu i djathë i El Chapo-s, i njohur me nofkën 'Doktor Wagner'

10:35, 23/09/2019
A+ Aa A-

"Menaxheri i kokainës" dhe partneri i El Chapo, Ramon Cristobal Santoyo, 43 vjeç, i cili njihej me pseudonimin e doktor Wagner, është arrestua në aeroportin Fiumicino ( Itali).

 Ai ishte drejtuesi kryesor i transferimit të drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara në emër të kartelit Sinaloa ku koka ishte El Chapo ish-mbreti i trafikut të drogë i dënuar me burg të përjetshëm.

Ndërkohë Sh.B.A. ka kërkuar menjëherë ekstradimin e tij duke u shprehur për gazetën e njohur italiane ‘Il Messaggero’ se doktor Wanger do të transferohet në Kaliforni për tu gjykuar nga gjykatata e këtij dikstrikti.

Për Santoyo rëndojnë akuzat e trafikimit dhe pastrimit parash dhe rrezikon burg të përjetshëm.

Ndërkohë shteti italian po verifikon kërkësen dhe pritet që Ministri i Drejtisë italiane Alfonso Bonafede të japë vendimin përfundimtarë.

Ndaj Santoyo ishte lëshuar një urdhër arresti në vitin2016 por ai humbi të gjitha gjurmët.

Ai kishte si destinacion Parisin për të kaluar më pas në Meksikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco