A do të ndryshojë ora dy herë në vit? BE merr vendimin përfundimtar

A do të ndryshojë ora dy herë në vit? BE merr vendimin përfundimtar

14:49, 17/09/2019
A+ Aa A-

BE ka marë vendimin përfundimtar pë ndryshimin e orës. 

 Komisionerja Evropiane për Transportin Violeta Bulc ka njoftuar  se BE do të ndalojë ndryshimin dy herë në vit të orëve ky ndryshim do të fillojë  në tetor 2019.

Praktika e ndryshimit të orës dy herë në vit u përdor si një mjet për të ruajtur energjinë gjatë Luftërave Botërore, si dhe krizat e naftës të viteve 1970 dhe u bë ligj në të gjitha vendet e bashkimit Europian në viitn 1996.

Bulc tha që vendet anëtare të BE-së do të duhet të vendosin deri në prill 2020, nëse do të qëndrojnë përgjithmonë në kohën e zonës  verore apo zonën dimrit.

"Për të ruajtur një qasje të harmonizuar, ne jemi duke inkurajuar konsultime në nivele kombëtare për të siguruar një qasje të koordinuar të të gjitha vendeve anëtare," është shprehur Bulc.

Vendimi për të zgjidhur çështjen u nxit pasi Komisioni filloi një studim në internet.

Rreth 4.6 milion evropianë iu përgjigjën sondazhit - tre milion nga ata të anketuar ishin nga Gjermania  dhe 80 përqind e tyre votuan  pro për të hequr praktikën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco