Vodafone, sponsor i skuadrës së Porsche-s në 'Formula E'

Vodafone, sponsor i skuadrës së Porsche-s në 'Formula E'

17:41, 06/09/2019
A+ Aa A-

Vodafone do të jetë sponsori zyrtar i PorscheMotorsport në kampionatin “Formula E”, për sezonin 2019-2020.“Formula E”, themeluar në vitin 2014, është e para garë me makina tërësisht elektrike, me një pilot, menjë shpejtësimbi 200 km/orë.

Pistat e garave kalojnë në 12 qytetet më të mëdha në katër kontinente. Makinatdhe uniformat e pilotëve do të mbajnë logon e Vodafone, kur skuadra të debutojë në nëntor të këtij viti.Vodafone do të asistojë gjithashtu me mjete komunikimi dhe asistencë teknike.

“Vodafone dhe ‘Formula E’ kanë një qëllim të përbashkët. Ata i drejtohen një komuniteti të gjerë, që sa vjen erritet, atij të njerëzve që e duan planetin. E garat me makina elektrike, që nuk çlirojnë gas, japin kontributin e tyre për një mjedis më të pastër e të shëndetshëm. Së bashku me Porsche-n do të luftojmë që të tejkalojmë çdo kufi në teknologjinë e makinave”, thotë Ahmed Essam, Drejtor Komercial i Vodafone.

Nga ana tjetër, Fritz Enzinger, zëvendës president i “Porsche Motorsport”, shtoi se: “Vodafone është një partner i hershëm i “Porsche Motorsport” dhe po na ndihmon të zhvillojmë si teknologjinë e makinave të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe teknologjinë e makinave të garës. Vodafone beson në misionin e “Formula E” për të përqafuar inovacionin, ndaj jemi të lumtur që e kemi në krahë teksa Porsche hyn në një garë krejtësisht të re”.

Porsche,si prodhues makinash, ka qenë klienti i parëqë ka punuar me Vodafone për të shtuar funksione të reja te modelet e fundit të makinave, përfshirë: hapjene mbylljen e makinës përmes një aplikacioni në telefon, gjurmimin e vendndodhjes së makinës si masë kundër vjedhjes, dhe monitorimin e funksioneve së saj që nga karburanti te presioni i vajit dhe gomave.

Përveçse për “Formula E”, në të ardhmen e afërt do të kemi një tjetër bashkëpunim midis dy kompanive për eSports.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco