FOTO/ Fshati ku makina nuk ka mbërritur ende

FOTO/ Fshati ku makina nuk ka mbërritur ende

23:37, 19/08/2019
A+ Aa A-

Aty nuk e kanë parë ende një makinë në fshatin e tyre.

Bëhet fjalë për fshati Irmath i Poshtëm është pjesë e qendrës administrative Kukur, të rrethin Gramsh.

Sipas të dhënave, fshati me rrënjë prej 500 vitesh dhe ku deri në vitet 2000 kanë banuar 27 familje me të njëjtin mbiemër.

Kohët kanë ndryshuar në shumë fshatra në Shqipëri, por në këtë fshat koha ka mbetur në vend numëro, si në kohën e mbretit Zog, në komunizëm e demokraci.

Image

Kur për gjithçka është përdorur forca e krahut dhe e kafshës, ku edhe sot siç shihet në foto, banori e ka ngarkuar televizorin e riparuar në qytetit në kafshën e tij dhe do të udhëtojë për më shumë se një orë për të mbërritur deri në fshat.

Sot në këtë fshat jetojnë vetëm katër familje, të gjitha në moshë të thyer.

Kur futesh brenda në fshat shikon banesa më shumë se një shekullore, e më të frikshme janë shtyllat elektrike të kalbëzuara, të lidhura me copa teli, e ndërsa përcjellësi elektrik ndodhet vetëm 2 metër nga toka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco