Pordhët e deputetit mbyllin parlamentin deri në ardhjen e aromatizuesve

Pordhët e deputetit mbyllin parlamentin deri në ardhjen e aromatizuesve

16:25, 09/08/2019
A+ Aa A-

Një politikan pordhac bëri të ndërpriteshin punimet në parlamentin e Kenias, teksa deputetët fajësuan njëri-tjetrin për erën e pakëndshme.

Sherri shpërtheu të mërkurën pasi një nga ligjvënësit akuzoi një koleg se po ‘helmonte ajrin’.

Deputeti i akuzuar e mohoi dhe këmbënguli se nuk ‘mund ta bënte diçka të tillë para kolegëve’, siç raporton media keniane.

Kryeparlamentari porositi me nxitim aromatizues ajri për të zgjidhur problemin.

‘Merrni çfarëdo arome që të gjeni në zyra, vanilje, luleshtrydhe’, urdhëroi kryetari.

‘Të rifreskohet ajri për të hequr erën’.

Seanca u ndërpre për dhjetë minuta pasi kryetari i parlamentit tha se ‘nuk mund të vazhdojmë të rrimë në një mjedis me erë të keqe’.

Megjithatë, kur mbërritën aromatizuesit, era e keqe kishte ulur.

Deputetët ishin debatuar për mungesën e hijes në stendat e tregut kur ndodhi ndërprerja e pazakontë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco