VIDEO/ Luftë për mbijetesë, ja çfarë ndodhi në sy të turistëve

VIDEO/ Luftë për mbijetesë, ja çfarë ndodhi në sy të turistëve

22:59, 07/08/2019
A+ Aa A-

Një grup turistësh është bërë dëshmitar i përballjes mes jetës dhe vdekjes në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Veriut.

Turistët, të cilët përmes udhërrëfyesit ndiqnin një luan për 3 kilometra, panë live dyluftimin mes tij dhe antilopës.

Sapo vuri re gjahun, luani u vërsul me epërsi ndaj antilopës përpara se të shpërthente përballja mes tyre në rrugën përpara syve të turistëve.

Përpjekjet e kafshës së gjorë ishin të kota.

‘Mbreti’ e kishte shtrirë përtokë antilopën. Për turistët e pranishëm, kjo skenë do të jetë e paharrueshme.

Njëra prej turisteve e krahasoi ngjarjen me dokumentarët që shikojnë në National Geographic, vetëm se këtë herë ndodhi përpara syve të tyre dhe jo në ekranin e televizorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco