VIDEO/ Çmendet bankomati/Klienti hap çantën për të mbledhur paratë

VIDEO/ Çmendet bankomati/Klienti hap çantën për të mbledhur paratë

12:52, 11/06/2019
A+ Aa A-

Një bankomat në një stacion metroje në Londër habiti qytetarët kur filloi të nxirrte para vazhdimisht.

Bankomati nisi të nxirrte papushim kartëmonedha 20 paund, kurse rojet sigurisë nxituan për të rrethuar zonën dhe të mbanin larg qytetarët që të mos merrnin paratë.

Një klient, që duket në video, besohet se kishte tërhequr një shumë të madhe parash duke bërë që bankomati të nxirrte pareshtur kartëmonedhat.

Në dysheme ai kishte vendosur një çantë për të mbledhur paratë.

Klienti qëndronte i pashqetësuar dhe dukej sikur po shtynte me këmbë paratë që binin përtokë për t’i grumbulluar së bashku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco