Operacioni i Policisë së Kosovës, bashkë me policët serbë ‘arrestohet’ edhe viçi katërditësh

Operacioni i Policisë së Kosovës, bashkë me policët serbë ‘arrestohet’ edhe viçi katërditësh

22:03, 28/05/2019
A+ Aa A-

Operacioni i Policisë së Kosovës, bashkë me policët serbë ‘arrestohet’ edhe viçi katërditësh

Policia e Kosovës ushtroi sot një kontroll të gjerë në veri të Kosovës për arrestimin disa dhjetra policëve serbë të përfshirë në grupe kriminale në zonën e Mitrovicës.

Por Operacioni i Policisë së Kosovës ka pasur në qendër edhe konfiskimin e kontrabandës, ku kontrollit nuk i ka shpëtuar edhe një firmë gjedhësh në një fshat të Vushtrisë

Sipas medias kosovare, pronarit të këtij biznesi i janë konfiskuar disa kafshë, për të cilat dyshohet se janë blerë e shitur falë kontrabandës së mundësuar nga ky grup kriminal.

Në ‘pranga’ ka rënë edhe një viç vetëm katër ditësh që dyshohej se ishte pjellë e një lope të kontrabanduar.

Por viçi është shkëputur nga tufa e gjedhëve dhe ka dëshmuar se nuk ishte pjesë e kontrabandësm duke iu bashkëngjitur nënës së tij, kësisoj i shpëtoi konfiskimit nga Agjencioni i Veterinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco