FOTO/ U mbyt nga mbeturinat, balena gjendet e ngordhur

FOTO/ U mbyt nga mbeturinat, balena gjendet e ngordhur

03:18, 22/05/2019
A+ Aa A-

Një balenë 7-vjeçare u gjet e ngordhur në një plazh, ndërkohë që stomakun e kishte të mbushur me qese plastike.

Ajo u gjet në bregun e plazhit popullor të turistëve në Cefalu, Sicili.

Ekipi i pastrimit mbërriti menjëherë në vendngjarje për të hetuar rreth zbulimit shokues. Ata shpërndanë në Facebook disa fotografi të mbetjeve plastike, të cilat u gjetën brenda trupit të balenës.

"Siç mund të shihni nga imazhet që ne kemi shpërndarë, shumë plastikë ju gjet në stomak. Një hetim rreth ngordhjes së balenës sapo ka filluar dhe nuk e dimë nëse ndodhi për shkak të mbetjeve plastike. Në pesë muajt e fundit, pesë balena u gjetën në brigjet e Italisë", tha në një deklaratë organizata Giorgia Monti.

Kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyen e vërtetë që i mori jetën balenës gjigande.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco