Përplasja e çiftit shqiptar, ish gruaja- burrit: Unë lypja rrugëve, ti me paratë blije hashash!

Përplasja e çiftit shqiptar, ish gruaja- burrit: Unë lypja rrugëve, ti me paratë blije hashash!

17:55, 21/05/2019
A+ Aa A-

Një 29-vjecar, baba i një fëmije, rrëfeu sot në  emisionin “Me Zemër të Hapur” peripecitë e bashkëjetesës 5-vjecare me nënën e djalit të tij.

Nga bashkëjetesa ka lindur një djalë i cili aktualisht është 6 vjeç. Çifti është njohur nëpërmjet telefonit, shkak ka qënë djali i xhaxhait të gruas, i cili asokohe  donte të njihej me motrën e 29 vjeçarit. Pasi të rinjtë zhvilluan disa biseda në telefon, filluan të frekuentoheshin dhe pas  një periudhe ata vendosën të bashkëjetonin.

Në bashkëjetesë marredhënia në çift filloi të kishte probleme, debatet e vazhdueshme dhe në fund dhuna e ushtruar nga ana 29 vjeçarit sollën ndarjen e çiftit. Gruaja mori urdhër mbrojtjeje ndërsa 29 vjeçari u dënua dy herë për dhunë në familje. Asokohe fëmija ishte vetëm 2 vjeç. Burri  rrëfen se pasi doli nga burgu, ish-bashkëjetuesja i la djalin dhe u largua.

Në përballjen ‘live’ gruaja thodhi poshtë të gjitha pretendimet e 29-vjecarit.  E reja tha se fëmija jetonte me të, dhe kur ai ishte në burg, ajo u martua në Kosovë, dhe ish-bashkëjetuesi, nuk e la të merrte fëmijën.

“Kisha frikë të përballesha me të. Ai më shkruante fjalë ofenduese në të gjithë rastet. Ndarja ka ardhur nga dhuna e tij. Unë do hap gjyq ndaj tij, nuk ka ditur të mbajë familje. Më solli në Kosovë të punoja si valltare, dhe unë qaja i thoja të lutem më ço në shtëpi nuk mundem. Unë dilja lypja me fëmi të vogël, ai merrte lekët blinte hashash, i jepte edhe djalit, merreni fëmijën, bëjini analizat.” tha ajo në një lidhje të drejpërdrejtë telefonike./news24

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco