Shqiptari krijon EVA-n, ja aplikacioni i transportit që do të sfidojë Uber-in

Shqiptari krijon EVA-n, ja aplikacioni i transportit që do të sfidojë Uber-in

16:54, 21/05/2019
A+ Aa A-

Dardan Isufi është një prej sipërmarrësve shqiptarë nën 30 vjeç të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit.

Para pak ditësh qeveria provinciale e Kebekut në Kanada, ka miratuar aplikacionin e tij ‘Eva’ si një nga shërbimet publike të qytetit.

EVA vjen si një alternativë për udhëtim ‘e pranueshme nga shoqëria’, e cila filloi zyrtarisht të hënën, të trasnportonte banorët lokalë pas një periudhe tri javore në provë.

Me një logo në të zezë dhe ngjyrë ari, EVA tashmë është pjesë e automjeteve me më shumë se 100 shoferë, disa prej të cilëve punojnë edhe për Uber, si kontraktorë të pavarur.

Vetëm disa ditë më parë, Dardan Isufi përfaqësuesi kryesor operativ i EVA-s, e ka prezantuar atë përballë Asamblesë Kombëtare të Kebekut, e cila shërbeu edhe si reflektim mbi të ardhmen e lëvizjes automobile në Quebec.

‘Kjo është arritja e më shumë se 20 muajve punë’- shprehet bashkëthemeluesi i tij, Raphael Gaudreault, në një intervistë pas zbulimit të aplikacionit.

Lancimi i EVA-s, vjen pasi kompanitë e taksave të Quebecit ballafaqohen me trazirat e pashembullta, ndërsa qeveria e Provincës do të vlerësojë rikonceptimin e rregullave të industrisë.

Ndërsa Eva është e përqendruar në rritjen e konsumatorëve në zonën më të madhe të Montrealit, themeluesit e saj tashmë kanë vendosur pamjet e tyre në zgjerimin e operacioneve në Quebec City dhe Gatineau për vitin 2019.

Uber dhe EVA, momentalisht lejohen të operojnë në Quebec si pjesë e një projekti pilot të autorizuar nga Qeveria.

EVA është ideja e dy të sapodiplomuarve: Raphael Gaudreault, inxhinier kompjuterash, 23-vjeçar i diplimuar në Laval University, si dhe shqiptari Dardan Isufi, 22-vjeçari i diplomuar në McGill.

Në një komunikim me Albanian Montreal Press, Isufi shprehet se deri më tani, më shumë se 6,000 njerëz kanë shkarkuar aplikacionin EVA duke krijuar një llogari aktive ndërkohë, Eva duket mjaft pozitive, sepse ajo pritet të rrisë numrin e opsioneve të transportit në dispozicion për banorët e Montrealit.

Themeluesit e EVA-s ndihen mjaft optimistë, sipas tyre do të ketë një konkurrencë të shëndetshme për transportin e bazuar në aplikacione në Quebec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco