Njihuni me lepurin që shitet 91.1 milionë dollarë

Njihuni me lepurin që shitet 91.1 milionë dollarë

02:15, 17/05/2019
A+ Aa A-

"Lepuri" skulptura e amerikanit Jeff Koons është shitur për 91.1 milionë dollarë. Ky është çmimi më i lartë i një vepre arti që është shitur  nga një artist i gjallë informon shtëpia e ankandit, Christie në Nju Jork.

Çmimi i shitjes më 15 maj është rreth 20 milionë dollarë më i lartë sesa ishte planifikuar.

Skulptura, konsiderohet një nga veprat e artit më të famshme të shekullit 20.

Jeff Koons e përfundoi skulpturën prej çeliku 104 centimetra të lartë, të lepurit duke ngrënë një karrotë në vitin 1986

E përditshmja The Neë York Times ka raportuar se Robert E. Mnuchin, babai i Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, ka blerë këtë skulpturë.

Rekordi paraprak ishte  90.3 milionë dollarë, vlera e shitur e  piktorit të gjallë britanik, David Hockney.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco