FOTO/ Pas 110 vjetësh, rikthehet në Shqipëri shkaba e zezë

FOTO/ Pas 110 vjetësh, rikthehet në Shqipëri shkaba e zezë

16:18, 28/04/2019

Shkaba e zezë (Aegypius monachus) u rishfaq më në fund në Shqipëri, pas afro 110 vitesh ku dy individë të këtij lloji të pajisur me gjurmues satelitor kanë vizituar vendin tonë.

Fillimisht, me 29 mars në Shqipëri kalon “Chrysoula”,  një individ i ri markuar në nëntor 2017 në kuadër të projektit “Ruajta e shkabës së zezë dhe shkabës në zonën ndërkufitare të Maleve të Rodopit”.

“Chrysoula” hyri në Bilisht, kaloi mbi Ostrovicë dhe Memaliaj, iu afrua qytetit të Vlorës dhe zbriti në jug nëpër lumin e Vlorës deri sa kaloi në Greqi.

Pak ditë më vonë, më 23 prill 2019, shfaqet në Shqipëri “Riga”, një tjetër shkabë e zezë, lëshuar në vitin 2018 , në kuadër të projektit “Rikthim i Shkabave”. Riga erdhi nga Konica, në Greqi, kaloi në Përmet nëpër luginën e Vjosës, përshkoi pjesën lindore të Shqipërisë për të kaluar në Kukës e më pas në Prizren (Kosovë), qëndroi në Uvac, Serbi dhe u kthye serish në Kotel, Bullgari, shkruan ATSH.

Tashmë përpjekjet për mbrojtjen e shkabave janë rritur ndjeshëm në të gjithë Ballkanin përfshirë dhe Shqipërinë.

Shkaba dikur të menduara të zhdukura sot po shfaqen sërish. Por situata mbetet ende kritike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco