VIDEO-FOTO/ Njihuni me fshatin e fshehur në Kanionin e Madh

VIDEO-FOTO/ Njihuni me fshatin e fshehur në Kanionin e Madh

11:01, 20/04/2019
A+ Aa A-

Gati 5.5 milionë turistë e vizitojnë Kanionin e Madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm pak prej tyre vërejnë që në të fshihet një fshat i vogël diku rreth 3 mijë metra në thellësi të tij.

Quhet Supai dhe është një nga fshatrat më të vjetër në botë.

Fshati amerikan Supai është fshati më i largët në 48 shtetet amerikane, dhe e vetmja mënyrë për ta arritur atë është me helikopter ose në këmbë.

E vetmja mënyrë për të mbërritur deri atje është duke ecur 8 milje nëpër shkëmbinjtë e Kanionit të Madh.

Në fakt fshati është shumë i izoluar dhe SHBA-të ende nuk kanë arritur të funksionalizojnë një tren që do ta lidhte atë me botën e përtej Kanionit.

Për ata që dëshirojnë të largohen nga Route 66 në Peach Springs, të ndjekin një rrugë të shkretë 67 milje në Hilltop Hualapai dhe të ecin poshtë një shkëmbi, do të zbulojnë një nga të fshehtat më sublime të Kanionit të Madh.

Një oaz mahnitës prej pesë ujëvarash, të vendosura në një sfond gati dy miliardë vjeçar.

Ajo është shtëpia e fisit të lashtë amerikan Havasupai, i cili ka jetuar në heshtje brenda një prej shtatë mrekullive natyrore në botë për më shumë se 1.000 vjet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco