Fëmijën e këput gjumi në klasë/ VIDEOJA bën xhiron e botës

Fëmijën e këput gjumi në klasë/ VIDEOJA bën xhiron e botës

21:49, 12/04/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti që ka bërë mijëra ndjekës që të qeshin pasi një djalë i vogël gjatë orës së mësimit po e “këpuste” gjumi. 4-vjeçari Zhou Zichen shihet duke u “lëkundur” derisa ulet në klasën e tij në një çerdhe në Kinë.

Fëmija i përgjumur nuk zgjohej edhe kur mësuesja e tij thërriste me zë të lartë emrin e tij. E prekur nga nxënësi, mësuesja u përpoq pastaj t’i tregonte atij se mësimi kishte përfunduar dhe se ‘ishte koha për të shkuar në shtëpi’, por djali vazhdoi të bënte të njëjtën gjë.

Ngjarja ndodhi në një çerdhe në Qingyang,  provinca Gansu në Kinën veri-perëndimore.

Videoja e tij po bën xhiron e botës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco