Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Zbulimi/ Gjenden fosilet e tiranozaurit më të vjetër në botë

Zbulimi/ Gjenden fosilet e tiranozaurit më të vjetër në botë

23:10, 25/03/2019
A+ Aa A-

Në Kanada janë zbuluar fosilet e skeletit të tiranozaurit më të madh dhe më të vjetër në botë.

Paleontologët nga Universiteti Albert kanë gjetur fosilet e dinozaurit në rajonin e Saskatchewan.

Eksploruesit skeletin e kanë quajtur “Scotty”, i cili është i gjatë 13 metra.

Gjetjet parprake shkencore tregojnë se ky është një t-rez që ka jetuar 66 milionë vite më parë dhe ka peshuar 8,8 tonë.

Kreu i ekipit palentologjik Scott Persons ka thënë se skeleti është zbuluar që në vitin 1991, por vetëm tani është ndarë nga guri dhe rëra.

Ai tha se skeleti i t-rex do të ekspozohet në Muzeun Mbretëror në Saskatchewan. /ATA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco