Së shpejti bëhen prindër për herë të parë! Ish e fejuara kërkon të ndajë çiftin shqiptar

Së shpejti bëhen prindër për herë të parë! Ish e fejuara kërkon të ndajë çiftin shqiptar

17:21, 24/03/2019
A+ Aa A-

Një histori disi e rrallë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”.

Dy personazhet kryesorë të kësaj historie ishin Esmeralda dhe Erjoni të cilët ishin njohur me njëri-tjetrin në rrjetin social Facebook dhe më pas dashurinë e tyre kishin vendosur ta kurorëzonin në martesë.

Pavarësisht se familja e Esmeraldës nuk kishte qenë dakord, ajo kishte vendosur që të largohej nga shtëpia, për të jetuar me Erjonin.

Ajo aktualisht është në muajin e tetë të shtatzënisë, mirëpo nuk ka pasur një shtatzëni të qetë pasi herë pas here është shqetësuar nga ish e fejuara e Erjonit, e cila kërkon që të prishë marrëdhënien e tyre.

“Ngaqë Erjoni ka qenë i fejuar kanë nisur disa konflikte, sepse ish e fejuara është shfaqur prapë, më shkruan ik nga aty se jam unë pjesë e Erjonit. Ajo ka nisur të shkruajë që ditën e parë që kam hyrë unë në atë shtëpi. Sot të kam thirrur për diçka që na shqetëson të dyve. Dua të them, duhet të më bindësh ti, që jemi bashkë dhe mos ta kthejmë kokën pas. Mos të kemi më grindje, sepse një muaj ka mbetur dhe t’i bëhesh baba e unë nënë. Të vazhdojmë jetën ashtu si jemi njohur”, ka pohuar Esmeralda.

Ndërkohë nga ana tjetër, Erjoni publikisht deklaroi se jeta e tij është Esmeralda dhe askush tjetër: “Unë kam folur dhe i kam thënë që kam një familje tjetër, por ajo i shkruan Esmeraldës, më shkruan mua. Ta zgjidhi ajo. Unë e kam garantuar Esmeraldën. Esmeralda është jeta ime dhe do jetë gjithmonë.” /tvklan.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco