Ja si mund të zbuloni kush i ka lexuar mesazhet në grupin e WhatsApp

Ja si mund të zbuloni kush i ka lexuar mesazhet në grupin e WhatsApp

19:35, 20/03/2019
A+ Aa A-

Nëse po organizoni një festë ose po planifikoni të bëni pushime, WhatsApp është një nga aplikacionet më të mira për të biseduar në grup me miqtë. Kur flisni me vetëm një mik, mund të shihni lehtësisht nëse e ka lexuar mesazhin nëpërmjet vizave blu.

Ndërsa tek bisedat në grup është më e vështirë, pasi vizat blu shfaqen vetëm kur të gjithë pjesëmarrësit në grup e kanë lexuar mesazhin, shkruan krokodili. Megjithatë ka një mënyrë si të kontrolloni kush anëtar i grupit e ka lexuar mesazhin dhe kush jo – dhe nuk ka të bëjë fare me vizat blu.

Ja si t’i gjeni në pajisjet Android

Klikoni fort tek mesazhi që ju keni dërguar

Aty do të shfaqet një rreth me shkronjën “i”.

Po të klikoni aty do të shikoni ku është dërguar mesazhi dhe kush e ka lexuar.

Ja si t’i kontrolloni në pajisjet iOS:

Hapni bisedën

Rrëshqitni mesazhin nga e djathta në të majtë

Shikoni ku është dërguar mesazhi dhe kush e ka lexuar

WhatsApp është aktualisht aplikacioni më popullor për mesazhe në botë, me më shumë se 900 milionë përdorues. Muajin e kaluar kompania njoftoi se do t’i japë fund abonimit vjetor me pagesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco