Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zbulon se e tradhtoi me një tjetër, e dashura hakmerret në mënyrën më të keqe

Zbulon se e tradhtoi me një tjetër, e dashura hakmerret në mënyrën më të keqe

23:35, 07/03/2019
A+ Aa A-

Tradhtia është një nga arsyet se përse shumë çifte po ndahen në ditët e sotme. Është një fenomen i cili ndodh midis çifteve të reja, por jo vetëm. Kur dikush tradhtohet, kuptohet që edhe lëndimi është i madh, ndaj disa prej personave që tradhtohen zgjedhin të hakmerren ndaj partnerit ose partneres.

Një vajzë e quajtur Liza donte të provokonte të dashurin e saj pasi dyshonte se ai e tradhtonte. Liza punësoi një modele për të joshur të dashurin e saj Daniel, për të parë sesa besnik do tregohej ai.

Modelja i kërkon Danielit që t’i lyejë shpinën me krem dhe e pyet nëse ka një të dashur. Danieli mohon të ketë të dashur dhe i propozon modeles që të bëhet e dashura e tij.

Ndërkohë e dashura e Danielit shikon skenën nga shtëpia dhe zbulon se i dashuri i saj nuk është i ndershëm me të. Në këto kushte ajo vendos ta tradhtojë me shokun e tij të ngushtë Silver.

Danieli pasi ka marrë vesh të vërtetën, e ka akuzuar të dashurën e tij se ajo e ka punësuar modelen vetëm si justifikim për t’u lidhur Liza me shokun e tij të ngushtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco