Zbulohen tri lloje të reja merimangash

Zbulohen tri lloje të reja merimangash

22:11, 06/03/2019
A+ Aa A-

Në Australi janë zbuluar 3 lloje të reja merimangash.

Speciet e zbuluara rishtazi të merimangave pallua, të cilat banojnë në Australinë Perëndimore, u quajtën zyrtarisht specie e re të mërkurën.

Të emëruar nga taksonomisti i merimangave, Joseph Schubert, speciet e reja tani njihen si Maratus aquilus, Maratus felinus dhe Maratus combustus, të cilat identifikohen sipas modeleve të tyre dalluese.

Asistenti i Universitetit Monash bëri zbulimin me një grup fotografësh nga Projekti "Maratus" në liqenin Jasper dhe malin Romance në jug-perëndim të Australisë Perëndimore.

Ai thotë se araknofobët (fobia ndaj merimangave) nuk kanë arsye të kenë frikë nga speciet e reja.

'Këto krijesa të vogla janë plotësisht të padëmshme! Janë afërsisht gjatësia e një kokrre orizi", tha Schubert këtë javë.

"Ato janë tepër to vogla, por aq karizmatike dhe kaq të gjalla".

Schubert tha se secila nga speciet e reja mund të identifikohet nga shenjat e ndryshme në barkun e tyre.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco