I thanë s’mund të mbetesh kurrë shtatzënë, burri sjell në jetë një djalë

I thanë s’mund të mbetesh kurrë shtatzënë, burri sjell në jetë një djalë

17:44, 06/03/2019
A+ Aa A-

Një burrë trans gjinor, i cili solli në jetë një djalë, tregoi se si njerëzit e kishin ofenduar dhe gjykuar çdo ditë për shkak, se mbeti shtatzënë.

Wyley Simpson, 28 vjeç, që jeton në Teksas, SHBA me të fejuarin e tij, filloi të kalonte nga mashkull në femër në moshën 21 vjeçare.

Pavarësisht se iu nënshtrua terapisë me testosteron dhe mjekët i thanë se nuk mund të mbeste shtatzënë pasi nuk i vinin më menstruacionet, çifti zbuluan se ai ishte shtatzënë në shkurt të vitit të kaluar.

Edhe pse në fillim ata nuk ishin gati për t’u bërë prindër, Wyley vazhdoi shtatzëninë e tij – pavarësisht se u gjykua dhe u ofendua rëndë çdo ditë nga njerëz të panjohur.

Në shtator të vitit të kaluar, Wyley solli në jetë një djalë, Rowan, përmes prerjes cezariane.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco