Cilësohet një 'monstër', shikoni modelin e ri të Mercedes-Benz

Cilësohet një 'monstër', shikoni modelin e ri të Mercedes-Benz

21:46, 04/03/2019

Modeli i shumëpritur i prodhuesit premium bavarez do të ketë premierën në panairin e veturave në Gjenevë, i cili fillon më 5 mars.

Mercedes-Benz ka njoftuar se A45 i ri do të ketë 383 kuaj fuqi në versionin bazik dhe 416 kuaj fuqi në versionin A45S 4Matic +.

Të dyja variantet do të mundësohen nga një motor me katër cilindra 2.0-litërsh dhe A35, i cili ka një fuqi prej më shumë se 100 kuaj fuqi.

Kështu, A45 AMG në një version më të fortë do të ketë 12 kuaj fuqi më shumë se konkurrenti BMW M2, 22 kuaj fuqi më shumë se Audi RS3 dhe 46 kuaj fuqi më shumë se versioni i mëparshëm.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment