La vajzën pa ushqyer dhe shkoi në party me shoqet, por ajo që i ndodhi është e ...

La vajzën pa ushqyer dhe shkoi në party me shoqet, por ajo që i ndodhi është e ...

19:29, 23/02/2019
A+ Aa A-

Një 21-vjeçare, nënë e një fëmije, shkoi në një party me shoqërinë dhe la pa ushqyer vajzën e saj 3 vjeç për disa ditë.

Rasti është shënuar në qytetin rus të Kirovit. Maria Plenkina është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e fëmijës.

3-vjeçarja u gjet e pajetë brenda shtëpisë nga gjyshja e saj. Kjo e fundit shkoi në banesë për t’i dhënë dhuratën mbesës së saj, pasi vogëlushja kishte ditëlindjen.

Por, aty gjeti vetëm 3-vjeçaren pa ndjenja.

Me urgjencë lajmëroi policinë dhe ambulancën. Vajza u shpall zyrtarisht e vdekur pasi nuk ishte ushqyer për disa ditë me radhë.

Hetuesit rusë kanë deklaruar gjithashtu se nëna 21-vjeçare kishte mbyllur derën dhe ishte larguar për të festuar me miqtë.

Ndërsa gjyshja i tregoi policisë se me vajzën e saj komunikonte vazhdimisht në rrjetet sociale dhe ajo i kishte thënë se ishin mirë.

Nga hetimet u zbulua se Maria Plenkina nuk ka qëndruar në shtëpi për 1 javë, nga 13 Shkurti deri më 20 Shkurt.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, vajza 3-vjeçare ishte mbyllur brenda dhe ishte lënë pa ushqyer.

Rasti ka shokuar opinionin publik, madje dhe vetë autoritetet, të cilat thonë se 21-vjeçarja është tepër gjakftohtë dhe as nuk e qan e as po shpreh keqardhje për këtë krim të rëndë./tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco