Ja çfarë ndodh nëse flet keq për Facebook

Ja çfarë ndodh nëse flet keq për Facebook

13:25, 20/02/2019
A+ Aa A-

Facebook ka rritur në mënyrë të konsideruseshme sigurinë. Të flasësh keq për Facebook-un në Facebook nuk është aspak ide e mirë.

Sipas asaj që raporton CNBC, Zuckenberg ka aktivizuar në vitin 2008 një sistem për të siguruar pavarësinë e kompanisë.

Kush përfundon brenda listës, kontrollohet nga një skuadër e inteligjencës në shërbimin e rrjetit social. Sipas asaj që tregojnë vartësit e Facebook, për të përfunduar nën vëzhgim mjafton pak.

Nuk bëhet fjalë vetëm për kërcënime dhe sharje direkt kundër punonjësve të Zuckenberg, por edhe kritika për gjithë rrjetin. Një koment jo shumë i pëlqyeshëm në një postim mund të aktivizojë makinën e kontrollit.

Merren parasysh edhe kërcënime përgjithësuese. Për shembull, një përdorues ka alarmuar Zuckenberg duke postuar një koment “do e paguani të gjithë”.

 Njerëzit e sigurisë kanë menduar të kontrollojnë menjëherë vendndodhjen e profilit në fjalë që të mos ishte dikush afër zyrave të kompanisë.

Edhe ish-punonjësit mund të përfundojnë në listën e zezë.

 Facebook bën me dije se një gjë e tillë bëhet vetëm në rrethana të veçanta, si në rastet e kërcënimeve të dhunshme. Shoqëria, në fakt, mbrohet vetëm duke mbajtur skuadrën të sigurtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco