Instagram bën lëvizjen e madhe, ja ndryshimi që do bëjë

Instagram bën lëvizjen e madhe, ja ndryshimi që do bëjë

11:45, 20/02/2019
A+ Aa A-

Epoka e adresave false në Instagram, ka marrë fund. Kompania e famshme ditën e sotme ka fshirë një numër të konsiderueshëm profilesh të rreme. Rrjeti social nuk kishte lajmëruar më parë e për pasojë shumë personazhe të njohur të Hollywood, kanë humbur miliona ndjekës nga profilet e tyre.

Një nga këngëtaret ë është prekur është Ariana Grande, me një humbje drastike prej 3 milionë fansash. E njëjta situatë edhe për Selena Gomez, e cila ka humbur 2 milionë ndjekës. Ndër të tjerë edhe make up artisti James Charles, ka humbur thuajse gjysme milionë ndjekësish.

Ky aksion i Instagram ka prekur dhe këngëtaret shqiptare. Ditën e djeshme Enca njoftoi se u bë shqiptarja e parë që arrin 2 milion ndjekës në instagram. Midis buqetave të luleve, këngëtarja falënderoi fansat e saj për mbështetjen. Megjithatë gëzimi i Encës nuk ka zgjatur shumë, pasi ditë e sotme, nga Instagrami i saj ishin zhdukur rreth 100 mijë fansa.

Tani është momenti që të kuptohet se sa ndjekës kanë realisht vipat, që s’mund të krenohen më për numrin e madh të tyre. Nga ana tjetër Instagram do të shpëtojë nga pagesat që ishte i detyruar të kryente atyre personave me ndjekës të blerë, që përmes këtij mashtrimi përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco