FOTO/ E rrallë! Shtrihet me dhembje koke, bie 4 ditë në koma dhe lind një vajzë

FOTO/ E rrallë! Shtrihet me dhembje koke, bie 4 ditë në koma dhe lind një vajzë

20:39, 17/02/2019
A+ Aa A-

Një adoleshente shkoi të flinte me dhembje koke, ran ë koma për 4 ditë dhe kur u zgjua pa që kishte lindur një bebe.

Ebony Stevenson, 18 vjeçare, nga Oldham në Britaninë e Madhe, nuk ia ka idenë se si ka mbetur shtatzanë.

Ajo ra në gjumë më 2 Dhjetor 2018 pasi dhembja e kokës po e shqetësonte. Më pas u transportua drejt spitalit dhe ra në koma deri më 6 dhjetor 2018, kur mësoi se kishte një vajzë.

Me të mbërritur në “Royal Oldham Hospital” mjekët I thane nënës së 18-vjeçares se bebi duhet të lindte menjëherë ndaj dhe studentja iu nënshtrua një operacioni cezarian dhe më 3 dhjetor, ora 1:31 erdhi në jetë vajza, raporton Syri.net.

Studentja e kolegjit, e cila studion fizioterapi sportive, nuk ka patur bark të fryer dhe cikli I periodave I kishte ardhur rregullisht.

Ajo nuk e di se si ka mbetur shtatzanë, por sipas mjekëve bebi ka qenë I fshehur në një prej dy uterusëve, një ndodhi që mjekësia e njeh si “uterus didelphys”.

Kjo gjë I ndodh një në 3000 femra, të cilat kanë lindur me dy uterusë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco