Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Incidentet/ Kështu ju gjen kur shikoni telefonin në vend që ta shikoni rrugën

Incidentet/ Kështu ju gjen kur shikoni telefonin në vend që ta shikoni rrugën

18:02, 08/02/2019
A+ Aa A-

Telefonat e mençur janë bërë pjesë e pandashme e njerëzve e në veçanti e rinisë, që nuk mund ta imagjinojnë jetën pa rrjete sociale dhe lojërat e ndryshme që i luajnë në grupe.

Megjithatë përdorimi i tepërt dhe i vend e pavend i telefonit mobil, nganjëherë mund të na kushtojë me lëndim, por edhe me jetë, nëse jeni prapa timonit, duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe shpërqendroheni nga bisedat telefonike.

Që përdorimi i tepërt i telefonave e sidomos kur ecni nëpër rrugë, është i rrezikshëm, e dëshmon rasti i Luis Alberto Berdeho nga Peruja, i cili ishte përqendruar tek telefonin dhe nuk shikonte fare, se ku po shkelte dhe çfarë mund të kishte para vetes.

Në një moment, ndërsa po kalonte rrugën hasë në një pusetë, brenda të cilës bie, kurse kamerat e sigurisë e kanë filmuar këtë moment rrëqethës. Megjithatë, pasi është dëgjuar duke kërkuar ndihmë, ai është nxjerrë nga ekipet e zjarrfikësve, që ishin lajmëruar nga kalimtarët e rastit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, ku është konstatuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. Megjithatë ky rast do t’i shërbejë si leksion për herët tjera, që të jetë më i kujdesshëm me telefon, kur e kalon rrugën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco