Djali vodhi 70 palë këpucë për kënaqësi seksuale

Djali vodhi 70 palë këpucë për kënaqësi seksuale

21:48, 07/02/2019
A+ Aa A-

Makoto Endo (40 vjeç), nga Japonia bëri këtë gjest duke vjedhur këpucë për t’i marrë erë, pasi kështu ndiente kënaqësi seksuale, ndërsa nuk i interesonte se kujt i takonin ato, burrave apo grave

Burri me moshë të mesme është arrestuar, pasi ka vjedhur 70 palë këpucë, të cilave ai ju ka marrë erë “për kënaqësi seksuale”, shkruajnë mediat japoneze.

Makoto Endo vodhi këpucët në Tochigi dhe Saitama, Japoni Lindore, sepse ai pëlqen që “t’i marrë erë këpucëve, që janë veshura dhe kanë erë”.

Endo ka pranuar, se për të nuk ka pasur rëndësi a janë këpucë femrash apo meshkujsh.

Sipas një media lokale, i dyshuari për momentin është në gjykim për vjedhje të shumëfishtë, pasi policia ka zbuluar një numër të madh këpucësh në shtëpinë e tij.

Raportohet se ai ka një “fetish” për këpucët, pëlqen që t’u marrë erë atyre dhe t’i përqafojë, pasi kështu ndien kënaqësi seksuale.

Endo besohet se ka vjedhur 70 palë këpucë me vlerë prej 2100 paundësh në Tochigi dhe Saitama prej qershorit 2017 deri në gusht 2018.

“E kam bërë, sepse ndjej kënaqësi seksuale, kur ju marrë erë këpucëve të mbathura, pavarësisht a janë ato të meshkujve apo të femrave”, citohet t’i këtë thënë Endo policisë.

Policia e ka arrestuar të pandehurin në shtator të vitit të kaluar, pasi në këto dy qytete kishte ndodhur një numër i madh vjedhjesh të këpucëve.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, oficerët zbuluan një sasi të madhe këpucësh.

Ende është e paqartë, se si i dyshuari vodhi kaq shumë palë këpucë të përdorura gjatë kohës së tij të lirë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco