400 të rinj diplomohen në Akademinë falas që ngriti deputeti Shehaj

400 të rinj diplomohen në Akademinë falas që ngriti deputeti Shehaj

21:49, 04/02/2019
A+ Aa A-

Link Academy është takimi i te rinjve ne Akademine e formimit dhe shkollimit në fushën e teknologjisë së informacionit në Shqipëri.

Aty të rinjtë takojnë njohuritë dhe arritjet më të përparuara të botës. Aty shqiptarët takojnë çdo ditë Amerikën dhe Europën”.

Më në fund duket se ka ardhur moment që kursi “Link Academy” e ngritur nga deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj të korrë frytet e një pune të madhe. Brenda pak ditës do të diplomohen specialistët e parë menaxhimin e rrjeteve sociale.   

Lajmi është bërë i njohur nga faqja e Likn Academy në rrjetet sociale, ku njoftohej se “Link Academy është krenare të nxjerrë grupin e parë të specialistëve për menaxhimin e rrjeteve sociale dhe reklamat Google Ads”.

Pas një muaji trajnim intensiv, me metodat e Google, Microsoft dhe Facebook, 400 të rinj ( nga 10.000) të Akademisë do të diplomohen me 7 shkurt. Me këtë rast, Link Academy do të mbajë një konferencë mbi marketingun dixhital, ku do të marrin pjesë edhe drejtues të Google dhe Microsoft për Europën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco