WhatsApp probleme funksionimi, virusi përhapet shpejt

WhatsApp probleme funksionimi, virusi përhapet shpejt

06:28, 23/01/2019
A+ Aa A-

Rrjeti i komunikimit WhatsApp ka pasur probleme gjatë ditës së djeshme, por që për shumë përdorues do vazhdojë edhe sot.

WhatsApp nuk po funksionon në të gjithë globin. Shumë përdorues të iOS dhe Android janë ankuar se nuk arrijnë të dërgojnë mesazhe dhe të rifreskojnë faqen.

Problemet teknike nuk kanë prekur cdo përdorues pasi disa mund të punojnë nëpërmjet versioneve në web.

Kompania WhatsApp ka marrë 8 mijë ankesa për 40 minuta nga vende si Rio, Nju Jork, Moska dhe disa kryeqytete të Europës.  Edhe në Shqipëri ka patur probleme ku të gjithë përdoruesit po ankohen se rrjeti social më i madh për dërgimin e mesazheve nuk punon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco