Botuesi i revistës shpallet i vdekur, por ngjallet në … Tiranë

Botuesi i revistës shpallet i vdekur, por ngjallet në … Tiranë

12:18, 18/01/2019
A+ Aa A-

Të shtunën e fundit të dhjetorit 2018 në disa gazeta të njohur holandeze u shfaq një nekrologji.

Jan-Jacques van Belle, themelues i revistës ‘Holland Herald’ kishte ndërruar jetë. Poshtë ishte edhe data e vdekjes: 23 dhjetor 2018.

Por 88-vjeçari është gjallë, madje gjendet aktualisht në Tiranë.

Javën e parë të janarit ai u shfaq tek ambasada holandeze në Tiranë për të biseduar. ‘E bëj gjithmonë këtë kur jam në një kryeqytet të huaj,’ tha ai.

Nga Tirana ai thotë se ishte i vendosur t’i jepte fund jetës.

‘Askush nuk më priste më,’ thotë ai. Por pilulat, që i thanë se ishin vdekjeprurëse, nuk funksionuan. ‘U zgjova sërish’. Më pas prenotoi një fluturim për në Shqipëri. Thjesht nuk e di se përse.

‘Ndoshta ngaqë bileta e Transavia ishte e lirë’, shton ai.

Tani ai mendon se mund të shkojë në Meksikë ose Dubai te dy djemtë e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco