Motorola rikthehet me nostalgji, rivjen modeli me kapak

Motorola rikthehet me nostalgji, rivjen modeli me kapak

07:04, 17/01/2019
A+ Aa A-

Dikur ishte ndër celularët më trend, por tani nuk shikohet në treg edhe aq fuqishëm. Motorola ka menduar të rikthehet fuqishëm.

Në vitin 2008 Motorola u ble nga Lenovo, i cili duket se do sjellë sërish celularin ikonë. Stafi po punon që të ringjallë telefonin e famshëm me kapak.

Lenovo thuhet se po punon me Verizon për të krijuar pajisjen, e cila do të dalë në shitje fillimisht në ShBA, duke nisur nga shkurti.

“Motorola Razr” doli fillimisht në treg në vitin 2004 dhe të gjithë nxituan ta blejnë prej ekranit të hollë dhe të vogël. Në vitin 2006, Motorola arriti suksesin më të madh ndonjëherë duke shitur 50 milionë celularë.

Këtë sukses e mposhti me versionin e ri 'Razr V3' që arriti 130 milionë shitje në gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco