Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Disa këshilla si të mbroheni nga i ftohti

Disa këshilla si të mbroheni nga i ftohti

06:37, 09/01/2019
A+ Aa A-

Sot priten reshje të dendura bore në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Nga e mërkura deri të dielën temperaturat shkojnë deri në -13 gradë në zonat malore, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta do të arrijnë në -4 gradë.

Dimri dhe temperaturat e ftohta mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, ja disa këshilla si të mbrohemi nga i ftohti:

– Vishuni ngrohtë dhe përdorni shall, doreza dhe kapuç kur jeni në ambiente të jashtme dhe të ftohta. 
– Evitoni të qëndroni gjatë në ambiente të jashtme në ditët e ftohta, me erë dhe sidomos kur jeni të lagur. 
– Evitoni të dilni jashtë në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të darkës. 
– Ecni me kujdes e me hapa të vegjël dhe duart jashtë xhepave. 
– Ushqehuni me ushqime të ngrohta e të lëngshme të përbëra nga mishi, bishtajoret, perimet, drithërat, por edhe fruta që përmbajnë vitamina dhe minerale. 
– Pini sa më shumë ujë dhe lëngje, sidomos nëse jeni të sëmurë dhe qëndroni vazhdimisht në shtëpi. 
– Qëndroni në ambiente të ngrohta dhe të ajrosura herë pas here. Temperatura ideale për ambientin e brendshëm është 20-23° C, dhe ajrosja duhet të bëhet disa herë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi.

Mund të mbani një enë me ujë tek radiatori për të siguruar lagështinë e ajrit. Sigurohuni gjithashtu që dyert dhe dritaret të jenë të izoluara sa më mirë. Edhe mbingrohjet e shtëpisë mund të jenë të dëmshme ashtu si dhe ngrohjet me dru apo gaz, që mund të çlirojnë gazra të dëmshme për organizmin. Ndaj duhet që ambientet e brendshme të ajrosen mirë disa herë gjatë ditës, dhe të siguroheni që nuk keni rrjedhje gazrash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco