VIDEO/ Edhe Leopardi tmerrohet..., ja si shpëtohet nga pusi 15 metra i thellë

VIDEO/ Edhe Leopardi tmerrohet..., ja si shpëtohet nga pusi 15 metra i thellë

12:39, 05/01/2019
A+ Aa A-

Zyrtarët indianë të pyjeve shpëtuan një leopard 7 vjeçar që kishte rënë në një pus të thellë 15 metra në shtetin Maharashtra.

Sipas mediave lokale, banorët e fshatit Pimpalgaon Rotha dëgjuan ulërima të mëdha brenda pusit të hapur. Sapo panë leopardin që po mbytej, ata thirrën menjëherë zyrtarët.

    Ata hodhën një platformë brenda në ujë në mënyrë që kafsha e egër të hipte mbi të. Më pas hodhën një kafaz brenda pusit me derën e hapur, që e mbanin lart me litar.

    Kafsha u fut brenda kafazit dhe u nxor nga pusi në mënyrë të sigurt.

    Pas një ekzaminimi fizik, leopardi rezultoi pa probleme shëndetësore dhe u lirua në pyll.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco