VIDEO/ Demi ‘del nga kontrolli’, gjakos toreadorin, plagos edhe 30 të tjerë

VIDEO/ Demi ‘del nga kontrolli’, gjakos toreadorin, plagos edhe 30 të tjerë

09:28, 05/01/2019
A+ Aa A-

Një toreador është sulmuar dhe çarë me brirë disa herë nga një dem gjatë një festivali. Tw plagosur mbetën më se 30 persona dhe disa kuaj. 

Dëshmitarët regjistruan ngjarjen e frikshme në festivalin tradicional 'Corraleja' në  qytetin e Kaukazit në Kolumbinë veriperëndimore. Corraleja ngjason me festivalin e Spanjës, por këtu publiku lejohet të hyjë në arenë  për t'u përballur me demat.

Gjatë festivalit një i ri u përball me një dem të madh e të zemëruar. Kafsha e përplasi disa herë në tokë, përpara se ta godiste disa herë me brirë dhe ta hidhte në ajër.

Njerëzit në video dëgjohen duke bërtitur ndërsa disa të shikuesit e tjerë për të tërhequr vëmendjen e demit. Njëri prej tyre arrin ti tërheqë vëmendjen por i duhet të luftojnë me jetën e tij, ndërsa të tjerë përpiqen të ndihmojnë të riun e dëmtuar të arratisej.

Dëshmitarët vunë në pikëpyetje sigurinë dhe mbikëqyrjen e festivalit gjashtë-ditor, ku edhe thuhet se fëmijët e vegjël u lejuan të hynin në arenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco