Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

VIDEO-FOTO/ Ja shqiptari hero, që ndaloi sulmin me kallash në diskotekë

VIDEO-FOTO/ Ja shqiptari hero, që ndaloi sulmin me kallash në diskotekë

11:36, 02/01/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar ka parandaluar një sulm me armë zjarri në një diskotekë në Francë. Në një intervistë , shqiptari  i identifikuar si Bujar Muli, ka rrëfyer edhe momentet e panikut në diskotekën në Avallon të Francës dhe momentin kur policia i drejtoi armën. Muli theksoi se klientët e diskotekës pas ngjarjes janë suprizuar me guximin e  shqiptarëve.

“Sot rreth orës 4 të gjysmë të mëngjesit, një person ka dashur të hyjë me kallashnikov atje ku unë punoj. Pastaj ne e kemi parë në kamerat, por ai nuk e ka ditur se ne kemi qenë duke e përcjellur, tha ai në Klan Kosova.

Ne me kolegët e mi, të gjithë jemi shqiptar kemi arritur të godasim personin, i cili ka dashur të kryejë një akt. Kemi menduar se ka qenë një person  tjetër, por fatmirësisht ai ka ik.

Aty kemi has një polic, ku rreziku më i madh për mua ka ka qenë për mua. Policia ka menduar se unë kam qenë duke kryer atentatit dhe më kanë drejtuar revolen.  Fatmirësisht kolegët e mi kanë reaguar dhe i kanë treguar se nuk kam qenë unë.

Atë personin nuk e kemi parë kurrë. Policia e njihte për arsye se ka qenë një ushtar francez. Policia na ka treguar se do të merret ligji i ushtrisë me personin, i cili ka dashur të kryejë këtë atentat.

Pasi kemi përfunduar punën  normal edhe klientët kanë qenë të paktën 200 klientë, të gjithë na kanë falënderuar dhe të gjithë janë çudit sesi ne shqiptarët nuk kemi frikë nga askush dhe se kemi vendosur të sakrifikojmë veten për të mbrojtur klientët.  Të gjithë kemi qenë të kënaqur edhe policia edhe klientët.  Ka raste që përleshemi me njerëz të pandërgjeshëm po kshu me kallashnikov kemi parë në këto ngjarjet e fundit që shohim nëpër rrugë”, ka rrëfyer shqiptari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco