Gruaja nxjerr burrin në shitje, ja me çfarë çmimi

Gruaja nxjerr burrin në shitje, ja me çfarë çmimi

21:32, 29/12/2018
A+ Aa A-

Një grua në Gjermani nxori në shitje burrin e saj në eBay, me një çmim modest prej vetëm 18 eurosh (16 sterlina). Arsyeja kryesore, sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, ishte këndvështrimi i tij negativ për gjërat.

Gruaja 40-vjeçare nga Hamburgu, e njohur me emrin Dorte L., tha se kishte 7 vjet e martuar me burrin e saj, por tashmë ata nuk e kishin më vendin krah njëri-tjetrit.

Në ofertën e saj, ajo shkruajti... “Të dashura gra që mund të jeni të interesuara. Përgjatë dy ditëve të para të Krishtlindjes kam kuptuar se nuk e kemi më vendin krah njëri-tjetrit. Dëshiroj t’ia jap të tjerëve bashkëshortin tim. Jam më se e lumtur për të negociuar çmimin, por nuk pranoj shkëmbime. Ju lutem dërgojini ofertat tuaja me e-mail”.

Oferta titullohej “bashkëshort, i përdorur” dhe ilustrohej me pemën e Krishtlindjes së çiftit. Ajo e vendosi çmimin prej 18 Eurosh, pasi ky ishte numri i saj i preferuar. Duke folur për mediat vendase, 40-vjeçarja tha se reklama e saj ishte mirëpritur.

“Mora reagime shumë pozitive, madje dikush më nisi shumë smiley-s. Gjithçka kishte si qëllim të përcillte vetëm argëtim”.

Bashkëshorti i saj sigurisht nuk ishte në dijeni se çfarë kishte bërë gruaja, derisa e gjithë ndodhia u postua nga një gazetë lokale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco