Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Pite me mish nga Lufta e Dytë Botërore, zbulimi befasues në një hotel anglez

Pite me mish nga Lufta e Dytë Botërore, zbulimi befasues në një hotel anglez

15:18, 24/12/2018
A+ Aa A-

Një kuti e mbushur me pite me mish të grirë, e cila besohet se është përgatitur në vitet e dyzeta të shekullit të kaluar, është gjetur e padëmtuar dhe e ruajtur mirë nën dyshemenë e një hoteli afër pjesës kontinentale të Britanisë së Madhe.

Pakot e ushqimeve në atë kohë shërbenin si dhurata të nënave për djemtë e shkuar në ushtri. Ajo u vendos në dispozicion të vizitorëve në hotelin “Loch”, në Ishullin e Njeriut, afër Britanisë së Madhe. Kutia me ushqim ishte gjetur gjatë renovimit të hotelit në vitin 1998 por më vonë ishte harruar.

Besohet se depërtimi i dobët i ajrit nën dyshemenë e hotelit e ka ndihmuar ruajtjen e ushqimit për gati tetëdhjetë vjet. Ushqimi ishte përgatitur për ushtarin Phil Davis dhe ishte i shoqëruar me një letër, në të cilën shkruhej “Të gjitha të mirat, me dashuri nga nëna”.

Hotelet në këtë zonë ishin përdorur për t’i strehuar ushtarët gjatë luftës. Ushqimi mund të jetë fshehur nën dysheme që të mos merret nga ushtarët tjerë. Kutia e gjetur u dorëzua në muze nga një punëtor ndërtimtarie, shkruan “BBC”,


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco