Më thuaj çfarë kafe pi, të të them se kush je

Më thuaj çfarë kafe pi, të të them se kush je

12:23, 21/12/2018
A+ Aa A-

Një studim ka zbuluar karakterin njërëzve nëpërmjet llojit të kafesë që ata konsumojnë.

Nëse jeni konsumues i kafesë atehërë mund të lexoni më poshtë

Ekspres

Kush merr ekspresin klasik është një person miqësor dhe i aftë për t’u përshtatur. I pëlqen shija e kafesë, karakteristikë e rrallë dhe e denjë admirimi.

 Dopio ekspres

Kush porosit këtë kafe është një person praktik dhe një punëtor i madh. Ka nevojë gjithmonë për stimuj dhe e di se një ekspres i thjeshtë për të është i barasvlefshëm me një filxhan uji të nxehtë.

 Triplo ekspres

 Ai person që pi këtë lloj kafeje është shumë entuziast nga jeta, madje më shumë nga ç’duhet, por edhe pak njeri i ngurtë dhe maniak. Është euforik, mbase nuk arrin të flejë mirë dhe gjatë ditës ka nevojë të qëndrojë zgjuar.

 Makiato: Lloj personaliteti që tenton të reflektojë, por mbase në mënyrë shumë të ekzagjeruar saqë bëhet i/e pasigurt. Por kjo është vetëm në dukje, sepse në fund arrin të marrë rrugën më të sigurt.

Kapuçino: Nëse jeni përdorues i kapuçinos, atëherë ju jeni një person që e shijoni jetën. Gjithashtu mërziteni lehtë nga situata e ndryshme në të cilën ndodheni.

Kafe e zezë: Përdorimi i kafes së zezë tregon që jeni një person shumë kursimtar dhe me shumë humor në të njëjtën kohë. Por kur gjendja juaj emocionale ndryshon, atëherë këtu ju krijohen shumë probleme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco