Keni buzë të plasaritura, ja zgjidhja

Keni buzë të plasaritura, ja zgjidhja

21:42, 07/12/2018
A+ Aa A-

Buzët e plasaritura mund të gjenerojnë bezdisje dhe madje në rastet më ekstreme edhe dhimbje. Por ka një zgjidhje për të cilën ende nuk keni dëgjuar, që nuk ka asnjë kosto.

Furçat e dhëmbëve, pastruesit e ndryshëm apo edhe bustinat e çajit: për të eliminuar plasaritjet e buzëve gjatë ditëve të ftohta, shumë prej nesh kanë provuar pothuajse gjithçka. Por le të ndalemi në situatën e problemit tonë, duke bërë të qartë një veprim, pak të çuditshme për buzët e plasaritura:

Ajo që ju duhet: Një ngjitës transparent. Me siguri e keni një në tavolinën tuaj të punës.

Çfarë duhet të bëni: Mbështilleni një pjesë të ngjitësit rreth gishtit tregues për të krijuar një rreth. Pjesën ngjitëse të tij kalojeni disa herë mbi buzë për të hequr pjesët e prishura të lëkurës së buzëve. Përsëriteni disa herë.

Përse funksionon: Pjesa ngjitëse heq butësisht pjesët e prishura të lëkurës së buzëve pa e dëmtuar atë. Është një zgjidhje brilante për rastet kur keni buzë të thata dhe është metodë më pak agresive se një furçë, e cila shkakton dhe dëmtim të lëkurës.

Këshillë: Pas këtij procesi lyejini buzët me një vaj hidratues (i cili ka më shumë efekt se një balsam) dhe lëreni të përthithet për disa minuta para se të aplikoni buzëkuq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco