Mos harxhoni lekë kot, 3 produkte që ke në kuzhinë janë zgjidhja që ju lë pa fjalë për rroba sa më të bardha

Mos harxhoni lekë kot, 3 produkte që ke në kuzhinë janë zgjidhja që ju lë pa fjalë për rroba sa më të bardha

15:36, 04/12/2018
A+ Aa A-

Rrobat e bardha pas një kohe përdorimi e humbasin bardhësinë e tyre.

E për të zbardhuar veshjet tona, përdorim pothuajse gjithmonë produkte me kimikate që gjenden në treg, në mënyrë të veçantë ato që përmbajnë klorin.

Është e vërtetë se këto produkte funksionojnë në mënyrë efektive dhe që mund të jenë zgjidhja më e thjeshtë dhe e shpejtë për zbardhjen e rrobave tona;

– Megjithatë, substancat kimike të përdorura janë të dëmshme për shëndetin dhe gjithashtu kanë një ndikim të madh në mjedis.

Për të parandaluar përdorimin e këtyre llojeve të produkteve dhe për zbardhjen e veshjeve në një mënyrë më ekologjike, më poshtë mund të gjeni disa produkte natyrore pastrimi.

1 # Uthulla e bardhë

Image

 Përveç të qenit një produkt që ndihmon në heqjen e njollave ??dhe papastërtive, uthulla e bardhë nuk është agresive.

Si ta përdorim atë?

– Përveç detergjentit të zakonshëm, shtoni 1/2 filxhan uthull të bardhë direkt në lavatriçe dhe kryejini larjen.

– Nëse veshja ka njolla në jakë apo diku tjetër, aplikoni uthull direkt në zonën e prekur dhe lëreni për një orë para se ta lani përsëri si zakonisht.

2 # Sodë buke

Image

– Është një produkt që, përveç të qenit shumë ekonomik, vepron thellë në pëlhura, eliminon njollat ??dhe i jep butësi rrobave.

Si ta përdorim atë?

– Shtoni 1/2 filxhan sodë së bashku me pastruesin tuaj të zakonshëm dhe kryejini normalisht larjen.

– Mos harroni që gjithmonë të ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyrë.

– Për njollat ??më rezistente, përzierni sodë buke me lëng limoni në mënyrë që të merrni një përzierje homogjene dhe pastaj aplikoni direkt në zonën e prekur.

3 # Lëng limoni

Image

Lëngu i limonit është astringent natyral që pastron thellë, eliminon të gjitha llojet e papastërtive dhe i lë rrobat të bardha dhe me shkëlqim.

Si ta përdorim atë?

– Mbushni një tenxhere me ujë dhe feta limoni, e vendoseni atë në vlim, pastaj lini brenda tij rrobat për një orë para se t’i lani ato normalisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco