Trump lë 'me gisht në gojë' Presidentin argjentinas

Trump lë 'me gisht në gojë' Presidentin argjentinas

10:50, 02/12/2018
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump është komentuar sërish për veprimet e tij në samitin e G20 në Argjentinë.

Mesa duket, e kishte me nxitim të largohej.

Pasi u prit nga homologu i tij argjentinas, u largua menjëherë duke shmangur fotografinë zyrtare, një lloj tradite në raste të tilla.

Dy presidentët shtrëngojnë duart dhe më pas supozohet të qëndrojnë për disa sekonda për fotografinë zyrtare.

Mirëpo, pas shtrëngimit të duarve me Presidentin Mauricio Macri, Trump u largua nga skena.

Ndërsa Presidenti i Argjentinës mbeti i habitur. Kurse një ndihmës filloi të ndiqte nga pas Presidenti amerikan Donald Trump.

Pasi u fikën kamerat, Trump u dëgjua të thoshte: “Më largoni këtej”.

Gazetarët që ishin të pranishëm filluan të qeshnin.

Ky është incidenti i dytë që ndodh me Presidentin Trump në këtë samit.

Më herët ai kishte hedhur kufjet me të cilat dëgjonte përkthmin e fjalimit të Presidentit të Argjentinës, duke thënë se: “Ju kuptova më mirë në gjuhën tuaj se sa me përkthimin në kufje“.  /tvklan.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco