Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Vdes 68-vjeçari, mjekët ngatërrojnë shishen e ilaçit me atë të detergjentit

Vdes 68-vjeçari, mjekët ngatërrojnë shishen e ilaçit me atë të detergjentit

15:10, 27/11/2018
A+ Aa A-

Mjekët ia kanë pastruar mushkëritë aksidentalisht një 68-vjeçari me tretësirë detergjenti, në vend që ta përdornin tretësirën e kripës. Tretësira e detergjentit përdorej për t’i dezinfektuar pajisjet mjekësore. 68-vjeçari William Hannah ishte shtruar në spitalin e Salfordit në Britani të Madhe, pasi ishte goditur nga një veturë në shtator të vitit të kaluar.

Ai kishte vdekur disa ditë pas aksidentit, por nuk është vërtetuar ende se a ka pasur ndonjë ndikim procedura e gabuar e mjekëve. Ai kishte pësuar një infektim në mushkëri, prandaj mjekët kishin vendosur që në mënyrë emergjente t’i pastrojnë mushkëritë. 

Sidoqoftë, një hetim i spitalit e ka zbuluar se lëngu i bronkoskopisë nuk ishte përgatitur para operacionit dhe se mjekët e kanë përdorur gabimisht lëngun që përdoret për dezinfektim të veglave.

Njërit prej infermierëve i ishte kërkuar ta sillte tretësirën e kripës, e njohur si salinë, por në vend të saj mjekëve iu ishte dhënë një përzierje deterxhentësh, që përdoret për dezinfektim të veglave mjekësore.  

Gjatë 33 orëve pasuese, gjendja e pacientit ishte përkeqësuar dhe ai kishte pësuar bllokim kardiovaskular. Pas kësaj ngjarjeje, pritet që të hapet një hetim për ndikimin e këtij gabimi në vdekjen e pacientit, shkruan “Daily Mail”,


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco